Sander Lleshaj: Po e perdorim politikisht rastin e Alvin Berishes | ABC News Albania

Ministri i brendshëm iShqipërisë  Sandër Lleshaj, në konferencën për shtyp në Romë, u shpreh për rastin e Alvin Verishës. Ai pranoi që po përdoret dhe politikisht, për të dhënë mesazhe të rëndësishme.

"Falë angazhimit të të gjithë këtyre aktorëve ai është rikthyer në botën që i përket.Ka qenë një operacion jashtëzakonisht i ndërlikuar ku janë përfshirë disa përfshirë disa aspekte të rëndësishme. Së pari, kemi një aspekt politik, të cilin unë duhet ta përmend se askush tjetër me sa shoh këtu, nuk mund ta përmendë. Operacioni ka marrë vëmendjen e të dy kryeministrave, kryeministrit Conte dhe kryeministrit Rama dhe është ndjekur nga afër nga të dy ata pas takimit që kanë zhvilluar në Romë. Pastaj ka pasur një dimension shumë të rëndësishëm diplomatik ku janë përfshirë ambasadat tona, ambasada e Shqipërisë.... konsullata e Shqipërisë në Bejrut .. ambasada e Italisë në Bejrut. Ka pasur një aspekt shumë të rëndësishëm policor ku janë angazhuar në një bashkëpunim të jashtëzakonshëm dhe të shkëlqyer policitë e të dy vendeve tona. Rasti ka marrë një vëmendje të madhe dhe automatikisht shtrohet pyetja: “Nëse ne po e përdorim politikisht këtë apo jo?” Dhe unë po them - Po! Po e përdorim politikisht për të dhënë disa mesazhe të rëndësishme, të cilat duhet të na vlejnë të gjithëve ne për pas këtij operacioni. Alvin Berisha është një rast i trishtuar, i cili duhet të na tregojë të gjithëve që terrorizmi, radikalizmi, dhuna, ekstremizmi nuk janë opsione, të cilat mund të jetojnë në shoqërinë tonë. Dhe gjithë sfida e politikës, e shoqërisë, e autoriteteve është që raste si ky i Alvin Berishës të mos përsëriten më në shoqëritë tona dhe terrorizmi, ekstremizmi, radikalizmi, çdo formë e dhunës, të mos gjejë asnjë hapësirë në shoqërinë tonë europiane", tha Lleshaj./abcnews.al

Related Videos
Keyword most popular